Aeroplani ben uljen e detyrushme pasi merr flak dhe ka 113 pasagjer brenda/ video

Një aeroplan kinez i Tibet Airlines mori flakë në Aeroportin Ndërkombëtar Chongqing (në jugperëndim).

113 pasagjerët dhe nëntë anëtarët e ekuipazhit u evakuuan nga avioni dhe janë “të sigurt”, sipas linjës ajrore.

Rreth 40 persona pësuan lëndime të lehta.

Ata u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Avioni ishte planifikuar të kryente një fluturim të brendshëm nga Chongqing në Ningxi, në Rajonin Autonom të Tibetit (në jugperëndim), mirëpo aksidenti ndodhi rreth orës 08:19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *