Jonida e pranon ndarjen nga Romeo: Dua të jem e drejtpërdrejtë…

    Këngëtarja Jonida Maliqi ka qenë këto ditë në qendër të vëmendjes së mediave online për videon mes saj dhe Florit, por edhe për thashethemet se ajo është ndarë nga Romeo.

    Lidhur me videon, Jonida foli për herë të parë në emisionin “Rreze dielli”.

    Duke theksuar faktin që është beqare, Jonida pranoi edhe ndarjen nga Romeo.

    “Dua të jem e drejtpërdrejtë ashtu siç kam qenë gjithmonë. Cdo njeri ka njerëzit që e duan dhe ata që nuk e simpatizojnë, qoftë edhe nga ekrani kur nuk e njohin dikë. Mëgjithatë ajo që mua më vjen keq është që ne po kultivojmë gjëra aspak të moralshme e njerëzore, kalojmë edhe limitet e privatësisë dhe për këtë e ka fajin media.

    Duhet të dijnë të bëjnë një baraspeshë me individin, karrierën, personalen, atë që përfaqëson. Megjithatë, nuk do doja të zija asnjë emër, unë jam një femër beqare, kur dua dua fort dhe nuk kam turp ta shfaq atë, jam një femër që kam moral.

    Ndaj vendos shumë herë të iki nga ky vend, sepse këtu të mungon qetësia e privatësia, njerëzit xhirojnë me telefon e i dërgojnë nëpër redaksi. Nuk e kuptoj çfarë ka të jashtëzakonshme, por këta individë nuk marrin as para, thjesht mbushin shpirtin e tyre bosh.

    Ajo që më vret, janë njerëzit e sëmurë që arkivojnë gjëra dhe I përdorin në momentin më kulminant të karrierës sime. Zoti ua ktheftë, kaq!”, u shpreh Jonida në “Rreze dielli”.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *