Kina fut ne karantine nje tjeter qytet me 10 milion banore

    Kina vendosi mbreme në izolim një tjeter qytet me10 milionë banorë prej shqetesimit se një vale e re rastesh mund te shp ertheje.

    Qyteti Harbin, i cili eshte më i madhi i privincës Heilongjiang ka ndaluar te gjithe të huajt të hyjnë si dhe ka caktuar 28 ditë karantinë për këdo që vjen nga jashtë.

    Kjo province ka qenë në qendër të përpjekjeve të autoriteteve për identifikimin e të infektuarve që vijnë nga Rusia fqinje.

    Burimet qeveritare thane: “Të gjitha rastet e konfirmuara, rastet e dyshuara. Kontaktet e njerëzve pa simptoma, do të karantinohen e testohen”.

    Një nga rastet më të rënda në kete qytet është ai i një te moshuari 87-vjeçari që kishte qëndruar në dy spitale dhe në katër ditë kishte infektuar 78 njerëz, 55 të sëmurë dhe 23 pozitivë pa simptoma. Prej tyre ishin familjarë të tij e punonjës shëndetësie.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *