Katër lëkundje tërmeti shënohen në Itali, banorët të shqetësuar

    Prej dtësh, në Itali janë shënuar lëkundje të njëpasnjëshme tërmetesh.

    Në Benevento, në Itali, u shënuan të paktën katër tërmete nga ora 9 deri në 10 të mëngjesit të së hënës, më i forti 3.4 Rihter.

    Të shqetësuar, shumë njerëz kanë dalë nëpër rrugët e vendit.

    Lëkundja e parë është regjistruar në orën 9.06, 3.4 Rihter, e dyta dy minuta më vonë 3.2 Rihter. Ndërsa tërmeti i tretë dhe i katërt janë regjistruar në 9.52 dhe 9.53, 3 dhe 3.4 Rihter.

    Autoritetet lokale vendosën të mbyllnin shkollat dhe ndërtesat publike ndërkohë që ende nuk ka të dhëna për dëme.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *