Malaj habit dhe Fevziun: Ja mesazhet e Ramës dhe Veliajt dërguar Becheti-t që fitoi 110 mln $

    Ish ministri i Financave Arben Malaj deklaroi se Shqipëria ka për ti pagur 110 milionë dollarë Becheti-t, vetëm sepse kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj e kanë kërr cënuar.

    “A e dini ju që gjoba 110 milionë dollarë që do paguajnë taksapaguesit e varfër shqiptar për Becheti-n është e bazuar në mesazhet e Edi Ramës dhe Erion Veliajt që kërcënoi një media të pavarur …e dini këtë apo jo …110 milionë…po gjoba që do i vij Shqipërisë”, i tha ai moderatorit Blendi Fevziu në “opinion” i cili tha se nuk ishte ne dijeni te kesaj

    Më pas shtoi: “ Ti jap unë 3 mesazhet tani të Erion Veliajt që i ka dërguar atij …mos u merr me dasmën time, mos më bë armik se unë të bëj… Në çdo gjykatë ndërkombëtare kur kërcënohet një biznes nga politikan është menjëherë i fituar… Po këta janë kalamaj, janë të vegjël e nuk e dinë çfarë është përgjegjësia ligjore.”, tha Malaj.

    Në seancën e sotme, ai u shkarkua nga parlamenti në detyrën që kishte në Bordin Drejtues të Bankës së Shqipërisë.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *