Ngrihet alarmi në këtë qytet, mbyllet urgjentisht Materniteti dhe Qendra Shëndetësore, qytetaret ne panik

    Dy prej infermiereve dhe një kasap kanë rezultuar pozitiv me COVID në Berat.

    Njëra prej infermiereve të infektuara punonte në Maternitetin e Beratit dhe kjo ka bërë që Inspektorati i Higjienës të dezinfektojë dhe të mbyllë godinën e shërbimit gjinekologjik që ndodhet brenda territorit të Spitalit Rajonal.

    Koronavirusi tashme është rikthyer sërish në Qendrat Shëndetësore brenda në qytetin e Beratit, ku një infermiere 42-vjeçe ka rezultuar pozitive, gjë që ka sjellë edhe mbylljen e kësaj qendre.

    Dy infermieret e infektuara kishin shfaqur prej disa ditësh shenja të sëmundjes si: temperaturë dhe këputje trupore por pavarësisht shenjave të infektimit ato kanë vijuar punën deri në kryerjen e tamponit. Mjekët epidemiologë në Berat janë duke kryer hetimin epidemiologjik të rasteve të kontaktit të dy infermiereve të infektuara me koronavirus,të cilët do ti nënshtrohen tamponit për ekzaminim.

    Rasti i tretë i konfirmuar pozitiv është një kasap, që ka shërbyer si i tillë në një nga lagjet e qytetit deri në momentin kur ka rezultuar i prekur me koronavirus. Ky fakt ka shqetësuar mjaft banorët e Beratit,të cilët duke mos ditur vendndodhjen e dyqanit të mishit ku shërbente kasapi janë në panik.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *