‘Kriza e koronavirusit mund të zgjasë 9 muaj’

    Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Como deklaroi se kriza e koronavirusit mund të zgjasë deri në 9 muaj.

    Ai mori vendimin që ti bëhet testimi çdo drejtuesi mjeti në New Rochelle, një prej zonave më të prekura.

    Testi do ti bëhet 200 makinave në ditë dhe njerëzit duhet të telefonojnë paraprakisht për të lënë një takim.

    Njerëzit që janë më të rrezikuar, si të moshuarit apo persona që kanë probleme shëndetësore dhe shfaqin simptoma të Covid-19 do të jenë prioritet.

    Andreë shtoi se është mënyrë më e sigurtë për të testuar rastet që dalin pozitive pasi njerëzit nuk shkojnë në spitale dhe i ekspozojnë tjerët ndaj virusit. Ndër të tjera theksoi se kjo metodë do të bëhet derisa të përfundojë kriza dhe paralajmëroi publikun se mund të jetë më e madhe se sa kanë planifikuar.

    ‘Unë nuk besoj se do jetë e shkurtër. Ne mendojmë se do zgjasë për muaj. Unë mendoj se kjo situatë mund të jetë për gjashtë, shtatë, tetë ose nëntë muaj’, tha ai.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *