Temperaturë dhe dhimbje fyti? Shefi i urgjencës keshillon qytetaret: Si të kuroheni në kushte shtëpie

    Në kohë kur Shqipëria është në shtetrrethim dhe lëvizjet nuk lejohen, shefi i urgjencës kombëtare, Skënder Brataj tregon të gjitha hapat që duhet të ndjekin qytetarët kur kanë simptoma si temperaturë, dhimbje fyti, vështirësi frymëmarrje dhe disa simptoma të tjera.

    ”Nëse qytetari do të ketë dhimbje fyti, këshillohet ”spraj propolis” ose ”brufen” 400- 600 miligram të paktën për tre ditë, dy deri në tre herë në ditë pas ushqimit. Një gjë tjetër shumë e rëndësishme është se nëse personat do të kenë edhe të dridhura, do të thotë se do të rritet temperatura dhe nuk këshillohet mbulimi me rroba apo batanije i tyre, përkundrazi duhet të matet temperatura dhe të bëhet trajtimi i tyre me antibiotik”,-tha Brataj për Report Tv.

    Nga ana tjetër, ai thotë se nëse nuk ulet temperatura duhet të përdorim kompresa me ujë të vakët në sqetulla, në qafë, në ballë për të ulur temperaturën e brendshme të organizimit. Për më tepër, shefi i urgjencës, këshillon që ”Në qoftë se qytetarët do të kenë diarre, pra bark, atëherë përdorin ”Loperaminë” ose ”Fustopak”. Nëse do të kenë dy ose tre dalje në banjë atëherë qytetarët duhet të marrin 2 kokrra ‘Loperaminë’ më pas nga një. Nëse do të kenë të vjella qytetarët duhet të marrin ”Reglanë”, ”Demoprazolë”’.

    Deklarata e plotë

    Personat që kanë ardhur nga Italia dhe personat që e dinë se kanë qenë të infektuar me COVID-19 nuk duhet të kërkojnë më tampona sepse nuk ka më sens. Nëse këta persona kanë këtë histori udhëtimi apo kontakti me persona të infektuar dhe kanë simptoma si temperaturë dhe do të zgjasë më shumë se dy ditë më poshtë se 38.5 ju këshillohet që të marrin paracetamol 500 deri në 1000 milgram sipas peshës. Kryesisht të rriturit duhet të marrin 1000 miligram sepse ata ritelefonojnë sërish, pasi janë të shqetësuar pasi nuk ju ulet temperatura.

    Temperatura nuk ulet, pasi doza është e ulët. Prandaj janë të këshilluar të marrin 1000 miligram. Nëse temperatura është mbi 38.5 janë të këshilluar të marrin 400-600 miligram. Në qoftë se shfaqen simptoma qytetarët duhet të marrin shurup për qetësimin e kollës. Të marrin si terapi mbështetëse duhet të marrin vitaminë C dhe B, çaj, lëngje frutash, ujë, ushqime të shëndetshme dhe mbi të gjitha fruta dhe perime. Nëse qytetarët i kanë të avancuara simptomat, si vështirësi në frymëmarrje, kur nuk mbushen dot me frymë, duhet të konsultohen me mjekun e thirrjes për të marrë si terapi edhe antibiotik. Nëse problemet me frymarrjen vështirësohen duhet të merret 127 për tu shoqëruar drejt spitalit.

    Nëse qytetari do të ketë dhimbje fyti, këshillohet ‘spraj propolis’ ose ‘brufen’ 400- 600 miligram të paktën për tre ditë, dy deri në tre herë në ditë pas ushqimit. Një gjë tjetër shumë e rëndësishme është se nëse personat do të kenë edhe të dridhura, do të thotë se do të rritet temperatura dhe nuk këshillohet mbulimi me rroba apo batanije i tyre, përkundrazi duhet të matet temperatura dhe të bëhet trajtimi i tyre me antibiotik.

    Nëse nuk ulet temperatura duhet të përdorim kompresa me ujë të vakët në sqetulla, në qafë, në ballë për të ulur temperaturën e brendshme të organizimit. Në qoftë se qytetarët do të kenë diarre, pra bark, atëherë përdorin ‘Loperaminë’ ose ‘Fustopak’. Nëse do të kenë dy ose tre dalje në banjë atëherë qytetarët duhet të marrin 2 kokrra ‘Loperaminë’ më pas nga një. Nëse do të kenë të vjella qytetarët duhet të marrin ”Reglanë”, ”Demoprazolë”’.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *