Kur do t’i kthehen shqiptarët normalitetit? Eugena Tomini jep datën se kur do hapet vendi perfundimisht

    Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, në një lidhje me telefonike me News 24 foli për situatën në vend.

    “Sipas parshikimeve të llogaritura java e 4 ose e 5 përkonte me pikun e virusit. Jemi në situatë të rrafshtë me një intensitet ritmik dhe të qëndrueshëm. Kjo situatë e gjeti përballjen e shëndetësisë nga 83 pacientë që patëm në mars sot flasim për 43 pacientë në total. Shpresojmë të kemi edhe në javët në vijim trendin aktual…Kemi marrë shembull nga gabimet e shteteve të tjera morëm masa në kohë”,- tha ajo.

    Tomini tha se ne vendin tone ka qënë e butë por nuk duhet thënë se lufta mbaroi me kaq.

    “Duhet të kuptojmë se edhe popullata ka ndryshime genetike nga një zonë në një zonë tjetër. Virusi nga dhjetori deri në prill e ka humbur dalngadalë agresivitetin. Krahasuar edhe me vendet e tjera të rajonit, të mos harrojmë se disa vende e kanë epideminë në ditën e 50 disa në të 30, pra dalëngadalë virusi po e humbet agresivitetin. Është herët të gjykojmë që jemi fitimtarë ndaj kësaj lufte, ne japim rekomandim për lehtësim apo shtrëngim të masave, sic edhe ka ndodhur por nëse nuk zbatohen të gjitha rregullat do kemi kthim pas”,- tha Tomini.

    Por ne cilen date t’i kthehen shqiptarët jetës normale? “Parashikimet ndoshta flasin se nga fundi i majit mund të ketë lirshmëri në një shkallë më të gjërë. Por duhet të dimë se nëse një vaksinë nuk gjendet, pra deri kur të kemi një mjet për parandalimin e tij do vijojë të jetë present mes nesh”.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *