Erdhi 7 herë në Shqipëri për të gjetur nuse/ Gjyshja tregon si e gjeti burrin Nazime Visha

    Nazime Visha, pasi doli nga qelia, ka filluar jeten e saj te re. Ajo tani është martuar dhe është bërë mama. Teksa gjyshja e saj ka treguar për gazetaren e Abc News, Esiona Konomi se mbesa e saj është martuar me një djalë nga Bullgaria.

    E moshuara ka treguar dhe si u njoh mbesa me bashkëshortin, i cili nuk ka shfaqur asnjë lloj kompleksi për të shkuarën e Nazimes. Kishte qenë 7 herë në Shqipëri për të gjetur grua shqiptare,dhe ndodhi rastesi qe u njohen me Nazimen.

    Ai punon si furnizues dyqanesh. Erdhi vetë në shtëpi per te kerkuar doren. Historinë nuk e pati problem. Mua ma patën kërkuar edhe këtu mbesen me thënë të drejtën, por nuk e kisha me qejf, rrëfeu gjyshja.

    Nazime Visha qëlloi me breshëri auto.matiku Fiqiri Muçën, mesnatën e 13 gushtit të vitit 2013. Ajo u dë.nua me 10 vjet burg. Por 3 vite më pas, ajo u lirua pas një falje të firmosur nga Presidenti Bujar Nishani.

    Kjo falje u kërkua edhe nga personalitete të larta, si shkrimtarët Ismail Kadare e Dritëro Agolli, sopranoja Inva Mula, poetët Luljeta Lleshanaku dhe Rudolf Marku si dhe violinisti i njohur Tedi Papavrami.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *