‘La punën dhe rrinte me orë në Facebook, iku me taksi, Tani bashkëjeton me..’ Burri me lot në sy bën rrëfimin e pazakontë, tregon si e braktisi gruaja..

    Shpëtim Çorollari ka treguar mbrëmë në emisionin “Me zemer te hapur” momentet më të vështira të jetës së tij.

    Raportet me bashkëshorten i kishte shumë të mira, deri para disa muajve kur ajo hoqi dorë nga cdo lloj përgjegjësie. Filluan debatet e konfliktet mes tyre, ajo nuk punonte më thotë Shpëtimi dhe qëndronte me orë të tëra në Facebook. 

    Ai i kërkonte llogari ndërsa ajo shkoi dhe e denoncoi në polici madje ka kërkuar edhe urdhër mbrojtje. Shpëtimi tregon se ajo e tradhëtonte derisa në datën 9 nëntor vendosi të largohej dhe mori me vete vetëm vajzën e vogël 4 vjecare dhe la pas djemte me te rritur.

    Para se të largohej ka lënë një letër mbi tavolinë ku i shpjegonte arsyet pse po e linte dhe premtonte që do të kthehej e do të merrte edhe 2 djemtë. Shpëtimi thotë se e ka dashur shumë të shoqen, por ajo që e shqetëson më shumë janë fëmijët të cilët po e përjetojnë shumë keq largimin e saj.

    “E kanë parë në taksi, në lagjen time, taksixhiu është gjetur kush është dhe ky që e ka marrë është gjetur, dhe ka kaluar doganën e Maqedonisë. Më pas në Kacanik të Kosovës. Si mund ta ketë kaluar me vajzën 4 vjeçe? Taksistin e njoh si emër, po se kam takuar se është nga Shkupi. Makina ka qenë e porositur, nga ky person që ajo bashkëjetonte. Më thanë që duhet të shkosh në Prishtinë e ne nuk jemi kopetente me e marr atje dhe ta sjellim këtu”.

    Shpëtimi: Sot kërkoj vetëm vajzën.

    Nëse zonja kja gabuar e kërkon të rikthehet ti e pranon?

    Shpëtimi: Jo nuk e dua

    Mendon se rrezikohet vajza?

    Shpëtimi: Tepër e vërtetë është.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *