News

Lajmi për ardhjen e koronavirusit në vendin tone, reagon urgjent Rama: Eshte lajm i …

Lajmi për ardhjen e koronavirusit në vendin tone, reagon urgjent Rama: Eshte lajm i …

Pas lajmit se korona virusi mund të kete hyre në vendin tone, ka reaguar menjehere edhe kryeministri Edi Rama, i cili thote se ky lajm nuk është i vërtetë, ndërsa ka theksuar se Shqipëria i ka marrë të gjitja masat për të qenë gati në rast të shfaqjes së virusit në vendin tonë.



Rama thotë se këto lajme janë të përhapura nga të njëjtët gojë ligë që shqetësuan shqiptarët edhe pas tërmetit, ndërsa pranon se koronavirusi është një rrezik potencial.

Sipas Ramës shteti po e bën detyrën dhe është i gatshëm për të marrë çdo masë mbrojtëse.

Postimi i Ramës:

KORONAVIRUSI NUK E KA PREKUR SHQIPËRINË! POR SI PËR GJITHË BOTËN ËSHTË NJË KËRCËNIM POTENCIAL, PËR TË CILIN JANË MARRË TË GJITHA MASAT NË RAST SE DO TË NA DUHET TA PËRBALLIM

TË NJËJTAT MENDJE TË SHTHURRURA, QË JU SHQETËSUAN KEQ ME LAJMET FALLCO DHE ME GOJËLIGËSINË E TYRE GJATË DITËVE E NETËVE TË GJATA PAS TËRMETIT, JANË NË VEPRIM

MOS BINI PRE E TYRE DHE JINI TË SIGURT SE SHTETI SHQIPTAR PO E BËN PREJ KOHËSH DETYRËN PËR TË QENË GATI NË RAST SHFAQJEJE TË KORONAVIRUSIT, TË CILIN JEMI GATI TA PËRBALLIM ME ORGANIZIM E PROFESIONALIZËM TË LARTË