Lëvizja e lirë, Shqipëria heq vizat me shtetin e madh, tashme mund te shkoni vetem me pasaporte

    Para disa kohesh janë hequr vizat me shtetasit kinezë dhe ata rusë, kjo për të favorizuar turizmin me qytetarët e këtyre vendeve.

    Ndersa se fundmi shqiptarët do të kenë mundësi të ikin pa qenë nevoja që të pajisen me viza edhe në një tjetër shtet te rendesishem.

    Me vendimin e Këshillit të Ministrave janë hequr vizat me shtetin e Arabisë Saudite. Vendimi u firmos nga zv/kryeministri Erion Braçe në mungesë të Edi Ramës, i cili ndodhet për një vizitë në SHBA.

    “Miratimin e memorandumit të bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite, për heqjen reciproke të vizave për qëndrim afatshkurtër për mbajtësit e pasaportave diplomatike të shërbimit dhe private për shtetasit e të dyja vendeve, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.”

    ” Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”, shkruhet në vendim.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *