Me lot në sy, Eli Fara flet për humbjen e madhe

2021 ishte një dhimbje e madhe për këngëtaren Eli Fara, sepse pandemia e Covid-19 i mori nënën. E ftuar në “Rudina” në Tv Klan, artistja e njohur flet për këtë moment të vështirë të jetës, një ngjarje që shënoi vitin më të keq për të.

Në rrëfim, teksa kujton ngjashmërinë që ka me të ëmën, Eli Fara nuk mundet t’i përmbajë lotët. “Nuk pajtohem akoma me idenë që nuk është. Ditën që ndërroi jetë, e përkëdhelja tërë kohës, më dukej sikur e kisha prapë aty para meje në shtëpi siç kisha bërë netë pafund. Pastaj kur bëmë varrimin dhe u ktheva në shtëpi, u hodha mbi krevatin e saj ku kemi gdhirë shumë net bashkë. Nuk di.”, tha ajo.

Rudina: Vitin e kaluar ti je përballur me një ndarje të fortë dhe të dhimbshme nga jeta, siç është mamaja jote, ka humbur jetën. Ke qenë shumë e lidhur me të?

Viti që shkoi për mua do të mbetet viti më i keq i jetës sime. Kam qenë shumë e lidhur me mamanë time. Vuajti shumë sepse vuante nga disa sëmundje dhe unë nuk u lodha kurrë me të, isha pranë saj, e ktheja shumë herë nga spitali në shtëpi, edhe atëherë kur ishte e pabesueshme dhe prapë mendoj që ndoshta nuk e kam bërë çdo gjë deri në fund. Mamaja ime për mua është shembulli i gruas, nënës, shoqes, motrës perfekte dhe komplimentin më të bukur dhe më të madh që quaj është kur thonë “sa i ngjan mamasë”.

Absolutisht. Më erdhi keq kur e mësova, por është cikli i jetës, apo jo?
Nuk e di, për mua ndoshta asnjëherë, sa herë që fle ose më del gjumi dhe kur zgjohem më del mamaja ime dhe në njëfarë mënyre nuk e di, më kaplon një kujë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *