Çmimet e reja të karburanteve, Rama ul naftën në mënyrë “drastike”

0
865

Çmimet e reja të karburanteve, ulet me 1 lek nafta. Bordi i ngritur nga Edi Rama për çmimet e karburanteve ka ulur me 1 lek çmimin e naftës.

Nga ora 18:00 e ditës së sotme, nafta do të shitet me 232 lek, nga 233 lek që ishte prej disa ditësh. Ndërkaq, çmimi i benzinës është 224 lek, e gazi me 100 lek.

Njoftimi i Ministrisë së Financave:

Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 10 Maj 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.

Nisur sa më sipër, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ, Bordi vendosi:

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 10.5.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:

220 Lekë/litri për gazoilin;

212 Lekë/litri për benzinën;

88 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 7.5.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:

232 Lekë/litri për gazoilin;

224 Lekë/litri për benzinën;

100 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 10.5.2022, ora 18.00 p.m, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti,heqje licence dhe sekuestrim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here