Merret Vendimi i fundit në ITALI/ Deri në 7 Shtator…

    Kabineti qeveritar italian ka miratuar një dekret të premten në mbrëmje, në të cilin, përveç të tjerash, shtyhet edhe për më tutje detyrimi i maskës në hapësira të mbyllura, publike si dhe mbajtja e distancës, shkruan srf.ch.

    Qeveria italiane ka vendosur të zgjasë masat e saj kundër koronës deri më 7 shtator.

    Po kështu, vazhdojnë të ndalohen tubimet më të mëdha të njerëzve. Qeveria me këtë rast ka votuar gjithashtu në favor të lehtësimit të mëtutjeshëm të turizmit, transmeton albinfo.ch.

    Në këtë kuadër, për shembull, anijet e mëdha turistike (“kroçierat”) do të lejohen të lundrojnë përsëri nga 15 shtatori. Por për ta bërë këtë, ato duhet të respektojnë rregulla të rrepta të higjienës në bord.

    Panairet tregtare mund të rihapen nga 1 shtatori – përgatitja dhe organizimi i ekspozitave madje mund të fillojë menjëherë.

    Më tutje, qeveria ka vendosur për ndihmë të mëtejshme financiare, veçanërisht për ekonominë dhe familjet. Paketa e ndihmës që qeveria ka siguruar që nga fillimi i krizës në muajin mars është rritur në 100 miliardë euro.

    Ndër masat e tjera në këtë drejtim janë shtyrja e pagesës së tatimeve për të vetëpunësuarit dhe një plan veprimi për jugun strukturalisht të dobët të vendit.

    Conte u ka bërë apel italianëve që të vazhdojnë të marrin pjesë në masat për të frenuar virusin korona. “Unë i kuptoj djemtë që dëshirojnë të kthehen në jetën e natës, por duhet sjellje me përgjegjësi. Shëndeti i të dashurve tuaj është në pasiguri“.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *