Mesohen cmimet e tamponit për Covid 19 në spitalin Amerikan dhe Hygeia

    Spitali Amerikan dhe Hygeia nga dita e hëne pritet që të fillojnë me marrjen e analizës së gja kut që do të përdoret për testet serologjike që tregojnë nëse jeni prekur apo e keni kaluar Covid 19 me një çmim prej 4 mijë lekësh.

    Pas pak ditësh do të nisë edhe analiza molekulare, ose ajo që njihet si marrja e tamponit. Ka pasur shumë hamendje rreth çmimit të kësaj analize në laboratorët private.

    Spitali Amerikan dhe ai Hygeia kanë përcaktuar tashmë çmimin fiks të kësaj analize. ABC News ka mësuar se çmimi i tamponit do të jetë 95 euro në të gjithë rrjetin e Spitalit Amerikan. I njëjti çmim do të jetë edhe në spitalin Hygeia.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *