Meteorologia paralajmëron anomali të motit, ja si do të mbyllet muaji maj

0
71

Anomalia e këtij muaji qëndron në vlerat termike, ku mëngjeset dhe orët e natës janë në fakt në vlera tipike të muajit maj, referuar klimës shqiptare, ndërsa në orët e mesditës temperaturat i kemi mjaft të larta.

Deri në këto momente të muajit maj, në kemi rreth 3-4 gradë mbi vlerat tipike të këtij muaji, megjithatë presim që ditët në vijim deri ne mbyllje te majit, të kemi temperature dhe 30, por edhe 32 gradë celcius, ben me dije meteorologia Tanja Porja.

Vlen të theksohet se maji është tipik për nga pikpamja e reshjeve, pasi në klimën shqiptare maji është i tillë që fillon me ditë të kthjellët dhe mbyllet në një mbrëmje të kthejllët.

Ndërsa gjatë mesditës për shkak të temperaturave të larta që i presim akoma dhe më të larta se normaliteti kemi fuqizim të vranësirave dhe rebeshe afatshkurtra të cilat do të jenë prezente në pjesën më të madhe të ditëve të mbetura të majit.

Do të jenë pikërisht këto reshje të cilat do të arrijnë të plotësojnë kuotat mujore të reshjeve për muajin maj.

Në ditët në vijim termometri do të ngjitet në 30 apo lehtësisht mbi 30 gradë celcius që do të thotë se do të kemi një anomali termike në 7-8 gradë mbi vlerat maksimale tipike të majit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here