Çfarë po ndodh me Ronela Hajati? Merr lajmin e mirë, jehonë në

Performanca live e Ronela Hajtit me këngën “Sekret” u publikua mbrëmjen e djeshme në faqen zyrtare të “Eurovision 2022”.

Vetëm në pak orë kënga ka marrë më shumë se 723 mijë klikime në YouTube, ndërsa klipi i këngës e publikuar nga faqja zyrtare e Eurovisionit para dy muajsh, numëron mbi 3.5 milionë shikime.

Kjo është kënga e dytë më e klikuar, pas asaj të Ukrainës, e cila ka mbi 948 mijë klikime. Kënga e saj ritmike është pëlqyer shumë jo vetëm nga publiku i “Eurovision 2022”, por nëpër botë.

Pavarësisht se nuk kaloi në finale, performanca e Ronelës bashkë me trupën e baletit u pëlqye shumë.

Kjo ishte një ndër performancat më ritmike, e cila i dhuroi publikut pozititvitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *