Meteorologia tregon surprizat e motit/ Ja si nisë java tjetër dhe si do të ndryshojne temperaturat ne fundjave

Meterologia e njohur, Tanja Porja, ka bërë parashikimin e motit për fundjavën dhje për ditët në vijim. Sipas meterologes Vlora dhe një pjesë e mirë e Jugut do të jetë me diell gjatë ditës së sotme.

Era nuk pritet të jetë problematike dhe do të fryjë kryesisht nga Perëndimi dhe Jug-Perëndimi.Veriu dhe Veri-Linja kanë qenë zonat më të ftohta, ku temperaturat kanë zbritur deri në 2 gradë celcius.

Temperaturat pritet të arrijnë mesatarisht në 20 gradë gjatë ditës së sotme.Edhe dita e shtunë do të jetë thuajse e njëjtë, ndërsa e diela pritet që të sjellë reshje shiu në zona të ndryshme të vendit.

Moti pritet të jetë i freskët të dielën, ndërsa e hëna pritet të rikthejë rrezet e diellit dhe stabilizim të motit, megjithëse mëngjesi pritet të jetë sërish i freskët, me temperatura që do të rriten gradualisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *