Mijëra të prekur, por a do të zhduket koronavirusi në verë, si një grip normal?

    Janë mbi 100329 persona te prekur nga koronavirusi në të gjithë botën, nga të cilët, 20 mijë raste jashtë Kinës.

    Ky është buletini i fundit i paraqitur nga universiteti John Hopkins sipas të cilit, për momentin viktimat janë 3398, në pjesën më të mëdha të tyre, në Kinë. Ndërsa personat e shëruar nga Covid 19 janë më shumë se gjysma, 55671. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar se bota po i afrohet 100 mijë rasteve, por Universiteti John Hopkins thotë se ai numër është kapërcyer, por sipas ekspertëve, ky dallim vjen ngaqë të dy ata raportojnë shifrat në periudha të ndryshme të ditës.

    Ajo që OBSH paralajmëron ndërkohë është se për momentin, nuk ka asnjë sinjal që të tregojë se në verë, koronavirusi do të zhduket si një grip normal. Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërkohë po intensifikojnë përpjekjet kundër koronavirusit. Presidenti amerikan Donald Trump ka autorizuar 8.3 miliardë dollarë në shpenzime urgjente për të luftuar shpërthimin e COVID-19, përfshirë fondet për zhvillimin e një vaksine pasi legjislacioni kaloi gati njëzëri në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve. Zyrtarët e pentagonit ndërkohë kanë thënë se përpjekjet për të prodhuar vaksinat nuk do të jenë të shpejta mjaftueshëm sa për ta zhdukur virusin para një vale të dytë, dimrin e ardhshëm.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *