Mjeku popullor tregon receten per te mjekuar gastritin, ulceren dhe shqetesimet ne stomak

Mjeku popullor Hysni Dankshi

Stomaku gjendet në pjesën e sipërme të barkut, nën brinjë dhe diafragmë dhe lidhet me gurmazin dhe zorrët si një kanal i përbashkët, i cili vazhdon deri në anus. Stomaku ka formën e një qeseje. Madhësia e tij ndryshon sipas moshës dhe seksit. Ai është në gjendje të zgjerohet dhe të mbajë lëndë ushqimore në sasi deri në disa litra. Në stomak mund të shfaqen disa lloje sëmundjesh: gastrit akut, ku cipa e tij infektohet, pezmatohet, dobësohet nën veprimin e mikroorganizmave nga traumat e substancave kimike të sendeve ushqimore të prishura, sidomos kur veprohet kurër rregullave të higjienës. Kur hahet shumë, kur nuk përtypet mirë ushqimi nga goja, kur përdoren ushqime të rënda, të nxehta, të ftohta, ngacmuese, tepër të ëmbla, mish, peshk, patate, perime të kalbura, duhan, alkool, kafe, hudhra, salcë.

Gastriti akut ka këto shenja: nauzea (dobësim trupor) të vjella, dhimbje në pjesën e sipërme të barkut, grobësira, thartira, djegie dhe dhimbje në stomak. Gastriti kronik është pezmatimi i stomakut për një kohë të gjatë, si pasojë e proceseve akute, sidmos kur stomaku rëndohet me ushqime të tepërta, të nxehta, të forta etj.

Gastriti kronik shkaktohet nga humbja e oreksit, të vjellat, rëndim në bark,gogësirë,thartira,dhimbje koke dhe rrallë herë gjakderdhje. Ulcera e stomakut shkaktohet, si pasojë e gastritit kronik, ku zhvillohet puçrra në cipën e stomakut, ose pjesën fillestarë të zorrës së hollë, duoden, është një sëmundje jo e rrallë e stomakut.

-Për ulcerën përdoret kjo metodë kurimi. Merrni 1 kg djathë të ri pa kripë, 1 kg qumësht të zier dhe të ftohtë. Përzihen bashkë derisa formohet një lloj kremi. E mbani në një enë plastike në frigorifer. Konsumoni çdo vakt nga 1 lugë gjelle para buke.

-Një lugë çaj nenexhik i copëtuar vendoset në një copë leukoplasti dhe ngjitet mbi kërthizë ku mbahet disa orë, derisa të pushojë dhimbja e barkut nga shqetësimet e stomakut.

-Për shërimin e stomakut, merrni 50 gr lëng panxhar të kuq, 50 gr lëng patatesh të shtrydhura, 50gr lëng boronice. Përzihen në një enë . Lihen në atë enë për 7 ditë rresht. Ky lëng përdoret për mjekimin e gastriteve, hiperacideve, për shërimin e ulcerave në stomak e duoden.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *