Mjeku shqiptar ne Gjermani: Këtu marrim 8 mijë euro rroge, më shumë se Guvernatori i Bankës. A do te kthehesh me ne Shqiperi? Ja si pergjigjet ai..

Përse largohen mjekët dhe infermierët nga Shqipëria? Një pyetje që merr përgjigje nga vetë ata që lanë pas gjithçka për të shërbyer në një vend tjetër europian si Gjermania, e që sipas tyre u kthen dinjitetin bluzave te bardha.

“Nuk ka pasur vende pune. Ka pasur vende të kufizuara në specializim. E treta, e cila është edhe më e rëndësishmja, mbështetja ekonomike”, shprehet Elton Gjoka, mjek kardiolog.

Elton Gjoka, mjek kardiolog, i cili prej 10 vitesh ushtron profesionin e tij Gjermani, tregon për mikrofonin e A2 CNN se çfarë gjeti atje. Ashtu si ai edhe 70% e mjekëve dhe infermierëve thonë se gjermania është varka e shpëtimit për ta.

“Është i vetmi vend që ka bërë ligje për shtetin shqiptar. Aktualisht nuk ka asnjë shtet tjetër në BE ku shqiptarët mund të ushtrojnë zanatin e tyre, cilido qoftë ky. Një mjek specializant në Gjermani merr mbi 8 mijë euro, një rrogë më e madhe se e Guvernatorit të Shqipërisë”, shprehet ai.

Por, a do të kthehej sërish në Shqipëri? “Kur flitet për rikthim, Shqipëria duhet të reflektojë, por tashmë Shqipëria po ecën mbrapa”, shprehet ai.

Gjermania mbetet “destinacioni” kryesor i mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria, pasi njohja e diplomës dhe specializimeve është lehtësisht e mundur. E ndërsa për shumë prej tyre sigurohet një jetë më e mirë, në Shqipëri po krijohet një hendek i madh, në një sistem shëndetësor që prej vitesh ka mangësi të mëdha si për ata që shërbejnë e po ashtu në shërbimin ndaj pacientëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *