Muaji Maj pritet te vij ndryshe kete vit sipas meteorologes: Ndryshimi drastik i motit duke filluar nga kjo fundjave

0
1617

Dita e sotme deri vonë pas mesdite do të jetë mjaft e këndshme, presim turbulenca gjatë pjesës së dytë të ditës më së shumti në jug. Po ashu dita e shtunë kryesisht, dhe më pak e diela.

Paraprakisht, ditët e para të muajit maj do të mbeten të paqëndrueshme, me prezencë të reshjeve të shiu, bën me dije meteorologia Tanja Porja.

E shtuna dhe e diela mbeten në kushtet e motit të paqëndrueshëm. Kryesisht dita e shtunë ku reshjet do të jenë disi më të konsiderueshme.

Thuajse në të gjithë territorin do të ketë prezencë të reshjeve, mund të mbetet pa reshje vetëm skaji verior dhe veri-perëndimor duke përfshirë dhe shkodrën dhe Lezhën.

As dita e hënë nuk ka ndonjë ndryshim në tablon sinoptike, do të jetë e ngjashme me situatën e fundjavës.

Përsa i përket temperaturave, gjatë orëve të mëngjesit do të mbeten të larta. Sot jemi në 6-7°C vlera më e ulët, në fundjavë temperaturat minimale do të jenë 7-9 gradë celcius.

Ndërsa për temperaturat maksimale, gjatë fundjavës nuk ngjitemi më shumë se 26°C. Ndërsa dita e hënë sjell një rënie të ndjeshme që do të vazhdojë për 3-4 ditët e para të muajit maj.

Pra muaji maj nis i paqëndrueshëm, me prezencë të reshjeve të shiut dhe madje relativisht i freskët krahasuar me ditët e fundit që u përballëm deri me 30°C.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here