Ndalimi i kalimit në kufirin me Greqine ambasada jep njoftimin e fundit, ja cfarë ndryshon

    Ambasada e Greqise ne Tirane ka dhënë njoftimin e fundit për ndalimin e hyrjes së qytetarëve nga Shqipëria që duan të udhëtojnë drejtë shtetit fqinj, Greqisë.

    Njoftim
    Në bazë të Vendimit Δ1α/ΓΠ.οικ. 46164 (ΦΕΚ Β’ 3009/20.07.2020), që prej ditës së sotme dhe deri më 4/8/2020, mbetet në fuqi ndalimi i hyrjes së qytetarëve nga Shqipëria për në Greqi.
    Përjashtohen nga ndalimi i hyrjes:
    a) Qytetarët Grekë, poseduesit e lejes së qëndrimit, si dhe persona që e kanë vendbanimin e tyre kryesor në Greqi.

    b) Kalimi i kamionave për transport mallrash
    c) Hyrja e personave për udhëtime profesionale absolutisht të domosdoshme, që e vërtetojnë me dokumentat përkatëse.
    d)Veçanëtisht për rastin e kufive tokësorë, poseduesit e Kartës së Posaçme të Identitetit të Homogjenit.

    Hyrja në territorin grek apo dhe dalja prej tij, për rastet e referuara më lart, lejohet VETËM nga pikat kufitare të kontrollit të Kakavies dhe të Kristallopigjisë (Kapshticës).
    Personat që hyjnë në territorin grek për udhëtime profesionale absolutisht të nevojshme dhe në vazhdim dalin prej tij, nuk mund të hyjnë përsëri në territorin grek deri më 4/8/2020.

    Të gjithë ata që hyjnë në territorin grek në kushtet që përmenden në pikat a) dhe d) dhe dëshërojnë të rifuten në të deri më 4/8/2020, janë të detyruar që të bëjnë lajmërimin përkatës para daljes, duke plotësuar një deklaratë me përgjegjësi në formë elektronike nëpërmjet adresës http://www.gov.gr

    Të gjithë ata që hyjnë në Greqi nëpërmjet pikave tokësore, dhe u takojnë një prej rasteve të lartpërmëndura, pavarësisht nënshtetësisë, janë të detyruar që të plotësojnë formularin elektronik PLF (Passenger Locator Form) , në adresën elektronike https://travel.gov.gr me të dhënat e tyre të kontaktit në Greqi, para mbërritjes së tyre në vend dhe të tregojnë tek pika e kontrollit kufitar vërtetimin e plotësimit të formularit elektronik PFL që i dërgohet automatikisht udhëtarit, me mesazh elektronik nga sistemi.

    Të gjithë ata që kanë të drejtë hyrjeje në territorin grek, ka mundësi që t’i nënshtrohen kontrolleve klinike dha laboratorike si dhe masave respektive kufizuese, sipas legjislacionit në fuqi.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *