Në kërkim që prej 2 javësh, gjendet i pajete 5 vjeçari në Shkozë

    Një 5 vjeçar nga komuniteti rom i quajtur Klodian Hashimi, u raportua i zhdukur , në zonën e Shkozës në kryeqytet. Familjarët e të miturit treguan se për herë të fundit i vogli ishte parë pranë banesave sociale. Policia shpërndau foton e tij në të gjitha kufitare.

    Fatkeqësist fëmija është gjetur i pajete në një kanal afër me ujë afër zonës ku banon familja e tij në Shkozë. Policia është duke hetuar për të zbuluar më shumë rreth ngjarjes së rëndë.

    “E kanë gjetur brenda në ujë përmbysur, 100 % ai është. për atë dyshohet, se nuk është në kërkim asnjë tjetër fëmijë në lagje. Vëllai më tha që është Klodiani. Është një pellg me ujë, mund të ketë kaluar ndonjë gardh e të ketë rënë. Unë jam në Pogradec, tani po vij, por për Klodianin më thanë se është ai”, u shpreh në një linjë telefonike për Report TV xhaxhai i djalit.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *