Nesër dita më e ftohtë, kujdes gjate nates, ja kur kthehen ditet me diell

    Sot dëbora kishte mbuluar një pjesë të madhe të territorit dhe reshjet u panë edhe në malin e Dajtit. Por edhe sa do të vazhdojë kjo situatë?

    Sipas sinoptikanëve, parashikohet qe temperaturat do të vazhdojnë të ulen dhe javën tjetër do të kemi përmirësim.

    Por, gjithsesi problematike mbetet era e fortë në det dhe temperaturat e ulëta.

    Gjatë natës, temperaturat në vendin tonë do të kapin vlera negative. Kjo situatë me temperatura nën zero gradë do të vijojë edhe përgjatë dy ditëve në të gjithë Shqipërinë, duke krijuar ngrica në pjesën më të madhe të akseve rrugore. 

    “Edhe ditën e sotme do të ketë reshje dëbore. Dita e nesërme parashikohet të jetë më e ftohta ku temperaturat do të shkojnë në -10 gradë ne disa zona.

    Situata do të vijoje të jete e tillë ndersa javën tjetër pritet që të kemi përmirësim të situatës”, shprehen sinoptikanët.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *