Nga Linda Rama te Alketa Vejsiu/ Iva Tiço, ‘shoqëritë e prishura’, tregon ç’i ka ndodhur

    Iva Tiço ka botuar një libër i titulluar “Për vete” të cilin ia dedikon edhe mikeshave të saj, të cilat e shtynë ta botonte. Kështu deklaroi ajo, teksa rrëfehet më tej se si është shoqëria mes gazetaresh, shoqëritë e prishura si dhe tregon se cilat janë shoqet e saj më të ngushta.

    “Unë kam shumë më tepër mikesha sesa kam shkruar në dedikim, ato vajza dhe gra që janë zgjedhur në dedikimin e librit janë ato që kanë një kontribut ekzakt në libër. Në fund ishte edhe emri I një mikeshës sonë që nuk është më, ato janë vajza të forta që si vajzat e librit tim ia kanë dalë vetë.”

    Por si është marrëdhënia mes gazetareve?

    “Varet, kam kolege të mira, kam edhe miqësi të prishura, janë të dyja anët e peshores.”

    Të vjen keq për miqësitë e prishura?

    “Jo, sepse janë eksperiencë në jetë, është një nga eksperiencat që të mëson të njohësh njerëzit. Unë mendoj që çdo njeri që hyn dhe del në jetën tënde ka një mision të caktuar.”

    A mund të kthehen prapë? Je nga ata njerëzit që fal?

    “Unë jam njeri që fal, toleroj, por varet sa i madh ka qenë dëmi. Kur janë keqkuptime, kalon, janë edhe disa miqësi të rikthyera sepse kalimi I gjërave dhe ndërrimi I mëndjes është vlerë.”

    Kush është shoqja jote më e mirë?

    “Kam shumë shoqe, janë ato të shkruara në libër, kam Mirën, kam Ivën, Gentën, pot ë nisja me emrin e shoqeve do bëhej një libër shumë i madh. Mendoj që një nga vlerat më të mëdha të njeriut është të ketë shoqëri.” shprehet gazetarja.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *