Ngjarje e rëndë në Librazhd (video)

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur Librazhdin orët e para të mëngjesit. Një burrë ka masakruar me thikë gruan e tij  Luljeta Gjokola 49 vjeçe e më pas është hedhur nga kati i katërt i pallatit duke gjetur edhe vdekjen.

    Mësohet se burri i cili ka kryer këtë akt të rëndë është Daut Gjokola, 53 vjeç. Sipas policisë bashkëshortja e tij  është transportuar menjëherë për në spital por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

    Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje e cila ndodhi në një banesë në qendër të qytetit të Librazhdit. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të saj.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *