Sulmohet me armë një autobus shkolle, humbin jeten 4 persona, 2 prej tyre nxënës shkolle

    Mediat në Kosovë raportojnë se një autobus me nxënës shkolle është sulmuar me armë zjarri nga persona të maskuar në fshatin Gllogjan të Deçanit.

    Si pasojë e të shtënave me armë, deri në këto momente raportohet për 4 humbje jete dhe 2 persona të lënduar. Personat qe humben jeten janë shoferi i autobusit, faturinoja dhe dy nxënës.

    Dinamika e ngjarjes është ende e paqartë apo arsyet e sulmit. Mediat raportojnë se në autobus ka pasur nxënës të një shkolle.

    Policia e Kosovës ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, ndërkohë që është krijuar një kordon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *