Një person konfirmohet me COVID-19 pas një aksidenti në Durrës

    Një qytetar ishte shtruar në Spitalin e Traumës pas një aksidenti rrugor të ndodhur. Më pas, ai u konfirmua edhe pozitiv me koronavirus. Këtë lajm e dha specialistja pranë Institutit të Shëndetit Publik, Marjeta Dervishi pas interesimit të mediave.

    “ Pacienti vjen pas një aksidenti në qytetin e Durrësit. Menjëherë pas konfirmimit ky pacient është transferuar në spitalin Covid-1 në spitalin Infektiv. Janë marrë të gjitha masat, sipas protokolleve përkatëse, për parandalimin e infeksionit në Spitalin e Traumës.”

    Këtë të diel në vendin tonë u shtuan 13 raste të reja, duke e çuar kështu në 446 numrin e të infektuarve që nga fillimi i pandemisë.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *