36-vjeçari nga Librazhdi fiton lotarinë amerikane, e pëson keq me veprimin që e penalizoi

Një shqiptar arriti të fitonte lotarinë amerikane, por u penalizua pasi kishte bërë një falsifikim në dokumentet që duhet të dorëzonte.

Bëhet fjalë për Çlirim Tupin nga fshati Zabzun. Ai u shpall fitues i lotarisë, por ëndrra amerikane iu pre përgjysmë.

Tupi kishte dorëzuar një diplomë gjimnazi të falsifikuar, ndërkohë që nuk kishte frekuentuar asnjë ditë gjimnazin.

36-vjeçari e kishte dorëzuar dokumentin në Ambasadën Amerikane për intervistën dhe më pas priste të pajisej me vizë. Për këtë akt, Tupi ka përfunduar si i pandehur në Gjykatë së bashku me drejtorin e shkollës Shefqet Dosku në Dorëz, i cili kishte firmosur dokumentin.

Prokuroria ka bërë me dije se drejtori ka shpërdoruar detyrën, pasi ky i fundit ka deklaruar se 36-vjeçari kishte shkuar në zyrë për të kërkuar verifikimin dhe rezultonte si nxënës i shkollës, gjë që nuk ishte e vërtetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *