Një tjetër lekundje e fortë u ndie në qytetin e Durrësit pas mesnatës

    Një lëkundje e fortë tërmeti u shënua në orët e para të mesnatës së kaluar, në Shqipëri, duke rikthyer shqetësimin te qytetarët.

    Sipas qendrës evropiane të tërmeteve (CSEM), lëkundja ka qenë me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter dhe është regjistruar në orën 00:14, me epiqendër në fshatin Shetaj të Durrësit.

    Ndërkohë, kjo lëkundje e fortë është ndjekur nga një tjetër lëkundje më e lehtë, me magnitudë 3 të shkallës Rihter, në orën 00:34, me një thellësi 29 kilometra nga Durrësi.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *