Njihuni me aktorin i njohur turk qe zbulon të dashurën 23 vjet më të re

Aktori i njohur turk, Ozcan Deniz, prej pak kohësh është duke jetuar një romancë me 26-vjeçaren iraniane Samar Dadgar. Deniz, 49-vjeçar, ndau në fillim të vitit disa foto romantike nga momentet që ka kaluar me të dashurën e re, modele, 23 vjet më të re.

Vetëm pak kohë më parë u zbulua se Deniz, i cili humbi gjyqin që ngriti kundër ish-bashkëshortes Feyza Aktan (25 vjet më e re se aktori) për kujdestarinë e të birit, është i dashuruar me 26-vjeçaren iraniane Samar Dadgar.

Për herë të parë, dy të dashuruarit u panë së bashku në Arnavutkoy. Deniz, si për t’u fshehur nga paparacët, mbante edhe një kapelë për të mos u njohur.

Fotoja e parë bardhë e zi e aktorit me të dashurën e re është komentuar gjatë në rrjet, si nisja më e mirë e vitit të ri 2022, duke grumbulluar edhe mijëra pëlqime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *