Flasin eskpertet/Si ta dalloni vezen e prishur dhe pulen e infektuar.

1 milion pula kanë ngordhur ne vendin tone dhe ky eshte nje problem i madh

Eksperti i ushqimit, Abdyl Sinani ka ber thirrje qe te kemi kujdes nga vezet dhe mishi i pules.

Por si te dalloni vezen qe ka probleme apo jo?Merre vezën dhe e çan, nëse shikon që ajo rrjedh menjëherë, pra nuk është e ngjitur me të verdhën, ai menjëherë duhet ta ndalojë konsumin e kësaj veze.

Nëse shikon pulën që është e zbutur, ka marrë ngjyrën e hirtë, prapë nuk duhet ta konsumojë. Por nëse e konstaton që është në rregull, detyrimisht nuk duhet ta mbajë në ambient, por në frigorifer me temperaturë 4 gradë.
Më tej ai tregoi se çfarë simptomash kanë njerëzit në rast se infektohen me gripin e shpendëve.

Nëse infektohemi, kemi lodhje shumë të fortë të organizmit, marrje mendsh, duhet të shkëputemi nga të tjerët dhe të shkojmë të bëjmë analizat. Duke qenë se pelikani ka ndodhur në Greqi, kjo do të thotë që sëmundja po bie si shi, se kjo është më e keqja përhapja mes ajrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *