‘Nuk i duroj pafytyrësitë’: I mbeti hatri për pikët, Arditi tregon mesazhin që i dërgoi Eneda

    Këngëtari Ardit Çuni iu drejtua këngëtares fituese të Këngës Magjike, Eneda Tarifës ditën e sotme me një postim thumbues në Instastory, i zhgënjyer që ajo e ka votuar me 0 pikë.

    “Kjo video 20 Nëntor para votimeve. Kur miqtë e tu të dashur të lajnë e të lyejnë dhe në fund të japin 0 pikë në ‘Kënga Magjike’. Ah mikja ime sa keq më vjen për ty dhe fletën tënde të votimit kushdo ta ketë plotësuar”, shkruante Arditi.

    Arditi është i ftuar në emisionin “Thumb on”, ku tregoi se me Enedën kanë miqësi prej kohësh prandaj u lëndua shumë. Këngëtari zbuloi edhe mesazhin që i dërgoi Enedës dhe përgjigjen e saj.

    “Une dhe Eneda jemi miq prej kohësh prandaj më dhembi. Nuk jam mërzitur pse nuk dola në finale se u bë lëmsh me votimet. Pse u lëndova është fakti që unë nuk i toleroj dot pafytyrësitë. Nuk doja të bëja lajm mediatik, nuk doja të reagoja. Mbrëmë po e ndiqja në shtëpi festivalin dhe u shokova kur pashë që Eneda më kishte dhënë 0 pikë. I shkruajta Enedës dhe i thashë e di që po pret një mesazh urimi, por ndoshta vendosi producenti jot i dashur, Flori Mumajesi për pikët e tua”, tregoi Arditi. Ndërsa mesazhi që i kishte kthyer Eneda ishte: “Meqe ke vendos ta bësh publike, bëje publike në të kundërt mesazhin do ja çoj Florit”.

    “I thashë mos u shqetëso sepse mesazhin ia kam derguar vet Florit”, tregoi Arditi. Këngëtari deklaroi se ky është viti i fundit që merr pjesë në “Kënga Magjike”./Xing.al

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *