Nuk ka ndodhur kurre me pare.Dhëndri u vonua për ceremoninë, babai marton vajzën me një nga të ftuarit

0
83

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur së fundmi në Indi. Mësohet se një nuse u martua me një të afërmin e saj pasi dhëndri nuk arriti në kohë në ceremoninë e martesës. Dasma ishte planifikuar të ndodhte më 22 prill në fshatin Malkapur Pangra në rrethin Buldhana. Ceremonia ishte menduar të bëhej në orën 16:00, por dhëndri nuk shkoi sepse kishte qenë duke pirë e u argëtuar me miqtë e tij dhe e kishte harruar sensin e kohës. Nusja dhe të gjithë ftuarit e pritën 4 orë dhe kur dhëndri mbërriti në orën 20:00, babai i nuses refuzoi kategorikisht të martonte vajzën e tij me të.

Meqenëse të gjitha përgatitjet për dasmën ishin bërë, babai i nuses u konsultua me një të afërm që kishte ardhur në dasmë dhe më pas e martoi vajzën e tij me të. Babai i nuses tha:

Dasma duhej të bëhej më 22 prill, dhëndri ishte i zënë duke kërcyer. Ora e dasmës ishte në 4 pasdite, por ai arriti në ceremoni në 20:00. Kështu, unë martova vajzën time me një nga të afërmit e mi.
Burimi:indiatoday Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here