Nuk pritej vajza e re shqiptare humb nga Covidi diten e sotme

    Një 27-vjeçare nga Saranda ka ndërruar jetë ditën e sotme pas komplikacioneve të shkaktuara nga koronavirusi.

    Ministria e Shëndetësisë raportoi sot për shtatë humbje jete prej virusit.

    Mësohet se e reja po trajtohej në spitalin COVID në kryeqytet, por nuk ka arritur t’i mbijetojë pasojave të COVID-19.

    “Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 7 qytetarë: një qytetare nga Saranda 27 vjeçe, katër qytetarë nga Tirana të moshave 44-80 vjeç, një qytetar nga Librazhdi 62 vjeç, një qytetare nga Berati 82 vjeçe”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *