Nusja me e re ne familje, ja si po i kalon Arbana ditet e pushimit me familjen e Eduartit

    Moderatorja e njohur Arbana Osmani është një ndër personazhet që publiku shqiptar do dhe ndjek vazhdimisht si në ekran ashtu dhe ne rrjetet sociale.

    Prej kohësh ajo është në një lidhje me regjizorin Eduard Grishaj.

    Arbana tashme e ka pranuar hapur lidhjen me regjisorin dhe cifti duket se po përjetojnë romancën e tyre pa u fshehur fare nga njerëzit.

    Prej disa ditësh, Arbana dhe Eduardi ndodhen ne veri të Italisë në kufirin Zvicerian aty ku edhe bora ka mbuluar çdo gjë dhe e ka bërë më të bukur udhëtimin.

    Sëbashku dyshja ka publikuar foto dhe video nga ky vend i bukur dhe duket se po kalojnë momente vërtetë këndshme.

    Midis fotove që dyshja ka publikuar duket se ata kanë udhëtuar së bashku me vëllain e Eduartit dhe nusen e tij.

    E kështu, Arbana tregoi se tashmë është nusja më e re e shtëpisë dhe lidhja e saj me Eduartin është bërë akoma edhe me shume familjare.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *