Pas dy ditësh në koma, flet Olsi (Video)

    Pas dy ditësh në koma, i riu nga Librazhdi, vetëm dje ka mundur të ndërgjegjësohet.

    Ja cfarë thotë ai në intervistën e marr nga Klan plus

    “Ne hëngrëm darkë me familjen dhe vajtëm e u shtrimë. Morëm edhe një mangall me prush e vendosëm në dhomë dhe kaq. Asgjë tjetër nuk mbaj mend. Se si më kanë dërguar në spital, se kush më ka dërguar nuk di fare asgjë”, tregoi ai.

    Të prekur nga kjo tragjedi, prindërit e 27-vjeçarit, Dilaveri dhe Bukurija, tregojnë për Klan Plus momentet e përjetuara mëngjesin e 13 Dhjetorit.

    “Hapa derën e dhomës. I gjeta të shtrirë në krevat. Djali kishte rënë kështu (shpjegon me dorë), ndërsa nusja ishte mbështetur mbi gjoksin e djalit. O Dilo (të shoqit) më paskan vde kur fëmijët i thashë”, tregon zonja Bukurie.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *