Pas përfundimit të mbledhjes, vjen vendimi i minutës së fundit nga Rusia

Vjen lajm i mire nga ukraina pasi Rusia ka nisur të tërheqë disa forca ushtarake nga Kievi.

Lajmi është bërë i ditur nga CNN, duke cituar dy zyrtarë amerikanë që e shohin këtë veprim si një ndryshim të madh të strategjisë.

Sipas SHBA-së, lëvizjet e vërejtura tashmë nuk janë një rregullim afatshkurtër, por një lëvizje afatgjatë.

Më herët u njoftuar se Moska “do të reduktojë në mënyrë drastike aktivitetin ushtarak” në dy fronte – në Kiev dhe Chernihiv – sipas kanalit Telegram të Ministrisë së Mbrojtjes ruse.

Zëvendësministri rus i Mbrojtjes Aleksandër Fomin konfirmoi “për të reduktuar rrënjësisht, aktivitetin ushtarak”, sipas medias shtetërore RIA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *