Pëllumb Pipero jep lajmin e mire për ata që rikthehen të hënën në punë por ka dhe nje keshille

    Rreth hapjes graduale të bizneseve, mjeku Pëllumb Pipero tha se kjo eshte një hap i rëndësishëm dhe se eshte optimist se ne maj do te kete akoma me shume liri ne levizje dhe ne pune

    Pipero tha se megjithate duhet të shtohen masat monitoruese si nga institucionet shëndetësore por edhe ato qeveritare. Respektimi i masave do të bëhet në çdo hallkë të masave.

    Mjeku ka edhe disa sugjerime dhe rekomandime si për punonjësit që do të rikthehen në punë, ashtu edhe për pronarët e tyre.

    “Unë besoj dhe rekomandoj punonjësit që brenda mjediseve të punës të mbajnë maska, të ajrosen, dhe nuk iu kushton asgjë të masin temperaturën në mëngjes para se të shkojnë në punë, por edhe bizneset para se punonjësit të futen në punë. Krahas masave duhet që të ketë edhe monitorim për të mos lejuar në asnjë rast të kemi raste të reja. Kemi të vështirë të themi nëse numri i rasteve të fundit është normale. E rëndësishme është gjurmimi i rasteve të kontaktit. Do ketë ndryshime numri, por ulja e numrave së fundmi është optimiste”.

    Mjeku foli po ashtu me nota optimiste edhe për hapjen e vendit që ai e parashikon përgjatë muajit maji ku dha edhe disa argument.

    “Jam optimist, besoj se në Maj do të ketë më shumë lehtësim të rasteve edhe më shumë liri në lëvizje dhe punë. Krahas lehtësimit të masave duhet medeomos të vijojmë të jemi të kujdesshëm ndaj të moshuarve për sa kohë nuk kemi një vaksinë apo medikament, duhet të mësojmë nga ajo çfarë ndodh dhe e kemi të vështirë tëparashikojmë se cfarëdo të ndodhë”.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *