Përveç defektit me vaditësin dhe gjobën 30 mijë euro, ja gafa e madhe që na turpëroi

    Ndeshja e djeshme e zhvilluar në masa të rrepta sigurie, e cila u luajt pas ceremonise së përurimit të stadiumit të ri, u ndoq nga rreth 22 mijë tifozë të cilit kishin udhëtuar nga larg për të ndjekur jo vetem ndeshjen përballë Francës por edhe për të qene të pranishëm gjatë ceremonisë së hapjes së stadiumit të ri.

    Vlen për tu theksuar se një punë e madhe dhe e bukur është bërë për të arritur në përfundimin e këtij impianti fantastik i cili nuk ka kushtuar pak leke por plot 75 milion euro.

    Mirëpo, pavarësisht te gjithave, vëmendjen e mori inaugurimi i stadiumit. Pas defektit te vaditësit që i bëri qull tifozët si dhe pas gjobës 30 mijë euroshe për shishen e hedhur në stadium, një tjetër gafë ka ndodhur gjatë përurimit të stadiumit të ri kombëtar.

    Në ceremoninë e përurimit, nënshkrimet u vendosën në një tabelë ku pikërisht fjala ‘inaugurim’ ishte shkruar gabim në anglisht. Në vend të inauguration, e kishin shkruar ‘inaguration’.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *