Po ktheheshin nga Turqia/ 46 personat qe humben jeten në autobuz ishin shqiptarë

    Merr përmasa akoma më të dhibshme ngjarja e rëndë e ndodhur në Bullgari. 45 jete te humbura mes tyre 12 fëmijë ndërsa autobuzi u përfshi nga flakët në autostradë. Mësohet se jetët e humbura janë shqiptarë që jetojnë në vendin fqinjë që po ktheheshin në Shkup pas një vizite në Stamboll.

    Nikolay Nikolov, një zyrtar i Ministrisë së Brendshme bullgare, tha se tragjedia që ndodhi në orën 02:00, një pjesë e autostradës pranë fshatit Bosnek, rreth 40 kilometra në jug të kryeqytetit Sofje

    7 të mbijetuarit kërcyen nga autobusi për t’ju shpëtuar flakëve megjithëse morën plagë duke u dërguar menjëherë në spital.

    Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit fatal. Z. Nikolov dhe vendi i aksidentit është rrethuar nga policia.

    Për ngjarjen ka reaguar Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka.

    Ja postimi i saj në Facebook:

    Dhimbje e madhe për 45 jetët e humbura të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut gjatë aksidentit tragjik në Bullgari. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Shqipëriaështë pranë Maqedonisë së Veriut dhe popullit të saj në këtë moment të vështirë!

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *