VIDEO/ “U hodhën nga dritaret për të shpëtuar”, detaje nga aksidenti ku humbën jetën 45 shqiptarë

    45 persona shqiptarë nga Maqedonia e  Veriut kanë humbur jetën në aksidentin që është shënuar në Bullgari, gjatë orëve të para të mëngjesit.

    Kreu i shërbimit të kontrollit të fatkeqësive të vendit, Nikolay Nikolov, tha se 45 njerëz humben jeten në aksidentin, i cili ndodhi rreth orës 02:00 në një autostradë 40 kilometra në jug të kryeqytetit Sofje.

    Autoritet thane se “të mbijetuarit janë të traumatizuar, kanë humbur të afërmit, fëmijët. Ata u hodhën nga dritaret për të shpëtuar”.

    Autobusi, i cili ishte i regjistruar në Maqedoninë e Veriut dhe po udhëtonte nga Stambolli në Shkup, ka shpërthyer në flakë pasi është përplasur.

    Mediat maqedonase bëjnë me dije se të gjithë personat që humbën jetën janë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, ndërsa dy shoferët maqedonas.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *