Presidenti Meta: “Zëri i Amerikës” dhe “Deutche Welle” të vetmet burime të besueshme informacioni

    Presidenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë të për lirinë e medias në Shqipëri.

    Meta u shpreh se se presionet politike dhe censura kanë ndikuar në mbylljen e disa emisioneve politike. Ai ngre shqetësimin e “Fake news” të cilat janë ndërtuar për tu vënë në shërbim të shtetit.

    Nisma e qeverise “anti-shpifje” ka bërë që ojf të ndryshme ndërkombëtare të ngrenë zërin për lirinë e medias në Shqipëri si dhe ka sjellë në rënie me 7 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias.

    “”Zëri i Amerikës” dhe “Deutche Welle” vijojnë të mbeten të vetmet burime informacioni të besueshme për shqiptarët edhe 30 vite pas rënies së komunizmit, për shkak se mediat shqiptare vijojnë të trysnohen e shantazhohen, në kurriz të raportimit të lajmit të vërtetë duke humbur besueshmërinë në sytë e opinionit publik” shkruan Presidenti Ilir Meta.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *