Publikohen të tjera biseda, ja në çfarë fenomeni tjetër është përfshirë Zogut i Tiranës

    Janë zbardhur sot të tjera përgj ime të prokurorisë së Tiranës dhe vëzhgimet e kryera në terren.

    Komunikimet tregojnë se Hermes Nikaj, në disa raste hyn dhe vetë në lojë.

    Ndër të tjera në këto për gjime është zbuluar dhe fenomeni i shit-blerjes së votave në zgjedhjet lokale për bashkitë, ku në 30 qershor 2019, Hermes Nikaj, telefonohet nga një numër që sipas verifikimeve rezulton të jetë, i Dajanës, e cila telefonon “Zogun” dhe së bashku bëjnë këtë bisedë, ku në këmbim të 20 mijë lekëve të vjetra Hermes Nikaj shkon dhe voton në qendrën e votimit që ndodhet në shkollën “Qemal Stafa” në Tiranë. Me tyre zhvillohet kjo bisedë:

    Dajana: Zogu votove ti motra?

    Zogu: Jo Akoma.

    Dajana: Shko të lutem se më duhet shenja jote, ta çoj me foto, të kam motra zemër.

    Zogu: Po mi.

    Dajana: Se është orari që e fiks hajt, të japi motra njëzet mijë lekësh, shko.

    Zogu :O sa mirë, kur tani ja për gjysëm ore.

    Dajana: Ik motra se në orën shtatë mbyllën qendrat e votimit.

    Zogu: Bëje gati njëzet mijë lekshin.

    Dajana: Ta bën motra, ta bën motra, por merr edhe ndonjë këto grupin e gatshëm, votojnë këto?

    Zogu: Ku di unë, ç’i du këto po votoj për vete, ta çoj më aplikacion po hec..

    Dajana: Mirë. Po mere merre i çik motra një shoqe. Thuaji, merr dikë mamin vetë i dytë.

    Zogu: Po po, bëje gati njëzetëshen.

    Dajana: Mirë ta bën motra, ma ço më ashtu se mos rrej Zogu, se del aty për atë Allah.

    Zogu: Për çfarë?

    Dajana: Del kur nuk e ke votu.

    Zogu: Qyqja unë thashë ta çoj me kështu gishtin moj…

    Dajana: Shko, shko se e bën dhe me stilolaps, por halli është ta bësh tamam. Për zotin të del emri që nuk ke votuar. Për zotin betohem për gocën. Shko mere dhe mamin e shko voto se afër e keni. Te kush shkollë e ke ti, tek “Qemal Stafa”?

    Zogu: Dy hapa e kemi..

    Dajana: E mirë hik.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *