Rama, Erion Veliajt: Do lyesh shkallën nesër, ti personalisht, ne 4 të mengjesit

    Kryeministri i vendit Edi Rama i është drejtuar me disa fjalë të rënda kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ndërsa akomodonin një prej familjeve që i është prishur shtëpia në 26 Nëntor.

    Edi Rama: Po këto pse nuk i lyni këto o Erion? Pse nuk i lyeni këto muret?

    Erion Veliaj: Do i lyejmë, do i lyejmë kryetar. Po…

    Biseda në shtëpi

    Erion Veliaj: Do keni gjithçka këtu se Kryeministri është prefeksionist shikon dhe gjërat e vogla.

    Edi Rama: Ore ç’a kryeministri, do të lyeni shkallët nesër. Ato shkarravina nuk duhet të jenë nesër. Mos na trego ç’a duhet të bëjmë ne, po na trego ç’a do të bësh ti. Nesër në mëngjes të vish këtu. Unë nesër do të dal në 5 e 30 nga shtëpia për në punë, ti do të dalësh në 4 e 30 do lyesh shkallën. Ti personalisht, ti.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *