Ramës i presin rrugen në Berlin, ja çfarë i kërkoi qytetari gjerman (VIDEO)

0
172

Gjatë vizitës zyrtare në Gjermani kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Kryetaren e Bashkisë së Berlinit Franziska Giffey.

Në dalje të godinës së bashkisë Rama është pritur nga një qytetar gjerman i cili i kërkon autograf.

Kryeministri Rama dhe delegacioni që e shoqëron po zhvillojnë gjatë ditës së sotme një sërë takimesh të rëndësishme, si dhe vizita në mjediset e disa prej kompanive të mirënjohura në Europë.

Ai u takua me Kryetaren e Bashkisë së Berlinit Franziska Giffey, në zyrën e saj në Bashki, në godinën më shumë se 100 vjeçare, pjesë e Gjermanisë Lindore, ku ka qenë edhe vendndodhja e bashkisë së mëparshme të Berlinit lindor. Në nisje të takimit, Kryeministri vizitoi sallën e armëve, ku u ftua të nënshkruajë Librin e Artë të qytetit të Berlinit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here