Rrëzohet avioni me 100 persona në bord nga mjegulla e dendur

    Një aks ident ajror ka ndodhur ditën e sotme, ku një avion me 100 njerëz në bord në Kazakistan është përplasur pak pas ngritjes në afërsi të aeroportit Almaty. 

    Ngjarja e rën dë ka ndodhur rreth orës 07:22, me orën lokale. Zyrtarë të aeroportit shprehen se avioni  “Bek Air” humbi lartësinë duke goditur një pengesë betoni dhe më pas u rrëzua mbi një ndërtesë dykatëshe.

    Sipas të dhënave zyrtare, mësohet se avioni me 95 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit në bord kishte si destinacion kryeqytetin e vendit, Nursultan.

    Mësohet se, deri më tani ka arritur në 15 bilanci i vik timave, ndërsa 66 persona janë transportuar drejt spitalit.

    Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e përplasjes.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *